Gjatë 24 orëve të fundit Policia ka njoftuar se ka shqiptuar 647 gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID.
Ndërsa, 1357 gjoba të tjera janë shqiptuar për shkelje të rregullave të trafikut, thuhet në raportin e Policisë.
Po ashtu Policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, si dhe janë arrestuar 22 persona për kryerjen e veprave të ndryshme penale.