Agjencia Zhurnal.mk.

Gjatë 24 orëve janë ngritur 56 aktakuza kundër 69 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore
janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Related posts

Propozohet emri për ministrin e ri të Shëndetësisë

Xh M

Ky është Sevdail Rrustemi nga Podujevë që humbi jetën në aksidentin e djeshëm

D V

Përmbyllet muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, bëhet thirrje për kontrolle të rregullta mjekësore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More