Agjencia Zhurnal.mk.

Gjashtë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë të enjten (11 nëntor) janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Shifra ka rezultuar pas 1.427 testimeve.

 

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se 21 persona janë shëruar derisa 429 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2,978 persona kanë vdekur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit, në muajin mars, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.580.000 doza të vaksinës.

Deri më 11 nëntor 746.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Related posts

OKB synon të mbledhë mbi 600 milionë dollarë për Afganistanin

D V

Kia po zhvillon një gjeneratë të re të automjeteve ushtarake me hidrogjen

D V

Britania miraton pilulën e parë kundër COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More