Agjencia Zhurnal.mk.

Gjashtë ndeshje zhvillohen në dy grupet e Ligës së Parë – sa shumë derbi !

Liga e Parë e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 11-të.

Në të dy grupet A dhe B na presin gjashtë ndeshje, tri në njërin grup dhe tri të tjera në tjetrin.

Dy rivalët e vjetër të futbollit kosovar, Trepça dhe Liria do të përballen në Mitrovicë, derisa derbi rajonal do të zhvillohet edhe në Banjë, ku Onix pret Besën e Pejës.

Lideri i Grupit A, Trepça ’89 do të ketë udhëtim të vështirë në Prizren, ku përballet me A&N.

Sfida shumë interesante do të zhvillohen edhe në Grupin B.

Lideri aktual i Grupit B, Ramiz Sadiku do të pres Ferizajn në top formë, derisa Flamurtari kërkon këndelljen përballë Vllaznisë.

Sfidë shumë interesante do të zhvillohet edhe ajo mes Vushtrrisë dhe Kikës. /Gazeta Olle/

Liga e Parë e Kosovës

Grupi A

Trepça – Liria
Onix – Besa
A&N – Trepça ’89

Grupi B 

Vushtrria – Kika
Ramiz Sadiku – Ferizaj
Flamurtari – Vllaznia

Related posts

Takim i Klubit të deputetëve me studentë japonezë

Z.H

Një incident i armatosur në Haraçinë një i plagosur

Redaksia

Nënkryetari i VMRO, Mucunski pret në takim Andrea Casacone, drejtor për Ballkanin Perendimor në MPJ italiane

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More