Agjencia Zhurnal.mk.

Gjashtë ndeshje pa fitore, trajneri i Malishevës thotë se e priste këtë rënie

Megjithatë, tash e gjashtë xhiro, Malisheva nuk di për fitore, duke regjistruar katër humbje dhe dy barazime, shkruan Gazeta Express.

Pas 11 xhirove, Malisheva gjendet në vendin e gjashtë në tabelë me 12 pikë, tri fitore, tri barazime dhe pesë humbje.

Rreth rënies së Malishevës në xhirot e fundit, për Gazetën Express ka folur trajneri i kësaj skuadre, Arsim Thaqi, i cili thotë se e ka pritur një rënie të tillë.

“Malisheva, kuptohet se pati paraqitje të mira edhe në disa ndeshje bëri edhe befasi me lojëra të bukura. Une e kam pritë që do te kemi një rënie sa i përket rezultateve duke e ditur fondin e lojtarëve dhe eksperiencën që kanë këta lojtarë për të patur një kontinuitet të rezultateve. Mungesa e Agon Xhakës në qendër të mbrojtjes për shkak të lëndimit, kartoni i kuq në ndeshjën e parë që luajti si zëvendësues në ndeshjen kundër Dukagjinit na la pa shumë zgjidhje në qendër të mbrojtjes, mungesa e lojtarëve startues në keto ndeshjet e fundit per shkak te kartonëve, kuptohet që na shkaktoi shumë probleme sa i përket mbulimit të atyre pozitave me lojtarë që kanë të njejtat cilësi, por mendoj se rezultatet dhe pikët e grumbulluara deri tani janë në proporcion me cilësinë e ekipit që ka Malisheva edhe pse mendoj qe kemi humbur pikë jo me fajin tonë por me pakujdesinë e gjyqtarëve në disa ndeshje, për këto gjera edhe i kemi deponu deshmitë tona ne Federatën e Futbollit”, u shpreh Thaqi.

Tutje, ai tha se vetëm në ndeshjen ndaj Ulpianës nuk është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës

“Personalisht jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në të gjitha ndeshjet, perveç ndeshjes së fundit kundër Ulpianës”, tha ai.

Në ndeshjen e radhës, Malisheva takohet me Dritën, ndërsa Thaqi tha se çdo rezultat përveç humbjes do të ishte pozitiv.

“Në fundjavë do të përballemi me Dritën, nje ndeshje shumë e vështirë për neve. Drita mendoj e ka skuadrën më cilësore në Superligën e futbollit tonë. Në këtë ndeshje për neve çdo rezultat përveç humbjes, kuptohet që është pozitiv”, theksoi trajneri Arsim Thaqi.

Krejt në fund, Thaqi tha se objektivi i Malishevës këtë edicion do të mbetet mesi i tabelës.

“Objektivi i Malishevës kuptohet që ka qenë edhe mbetet mesi i tabelës këtë vit duke e ditur se çdo klub që futet në Superligë i duhet një kohë për m’u përshtat. Nëse Malisheva këtë vit do të jetë stabile sa i perket rezultateve, vitin tjetër, kuptohet që do të punojë edhe për ambicie tjera”, përfundoi Thaqi.

Momentalisht, Malisheva gjendet vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme, ndërkaq tetë pikë larg vendeve që dërgojnë në garat evropiane.

Related posts

Punë ka, por të rinjtë kërkojnë qetësi, dinjitet dhe drejtësi

I.A

Rritja e çmimeve godet restorantet e dasmave, ulet dhe numri i mysafirëve

Xh M

“Politiko”: Petkov dëshiron përmes bashkëpunimit ekonomik t’i përmirësojë marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More