Agjencia Zhurnal.mk.

Gjashtë ndeshje interesante zhvillohen sot në dy grupet e Ligës së Parë

Përveç Superligës ditën e sotme do të zhvillohen edhe gjashtë sfida në dy grupet e Ligës së Parë, A dhe B.

Tri takime janë në program të zhvillohen në Grupin A dhe tri të tjera në Grupin B.

Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Rahovecit, derisa në Gjakovë përballën rivalët e vjetër Vëllaznimi – Trepça.

Ndeshja tjetër në Grupin A zhvillohet në Brestovik, ku Besa pret Istogun.

Ndeshje shumë interesante na presin edhe në Grupin B, ku Kika pret Arbërinë, derisa Vllaznia përballet me Ramiz Sadikun.

Sfidë interesante është edhe ajo mes Ferizajt dhe Fushë Kosovës. /Gazeta Olle/

 

Grupi A

Trepça ’89 – Rahoveci
Besa – Istogu
Vëllaznimi – Trepça

Grupi B

Kika – Arbëria
Ferizaj – Fushë Kosova
Vllaznia – Ramiz Sadiku

Related posts

ASH sot mban Kuvendin Qendror

Redaksia

RNE dhe DESFA nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim për zhvillim dhe ndërtim të interkonektorit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

D V

Ja çfarë lanë pas protestuesit pas protestës së dhunshme para Kuvendit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More