Agjencia Zhurnal.mk.

Gjashtë javë radhazi bie çmimi i naftës

Çmimet e naftës në bursat botërore kanë ranë javën edhe kaluar, për të gjashtën javë radhazi, pasi tregtarët frikësoheshin se varianti omikron i koronavirusit mund të shkaktonte mbylljen e ekonomive sërish, duke çuar në rënie të kërkesës për naftë.

 

Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës javën e kaluar ra për gati 4 për qind, në 69.88 dollarë, ndërsa në tregun amerikan fuçia ra për 2.8 për qind në 66.26 dollarë.

Kjo është java e gjashtë radhazi që çmimet po bien, gjë që nuk është vërejtur që nga nëntori 2018. Pas arritjes së niveleve më të larta në tre vjet në fund të tetorit, çmimi i naftës ra për rreth 18 për qind.

Çmimet e naftës janë gjithashtu nën presion për shkak të vendimit të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEK) dhe aleatëve të saj, të udhëhequr nga Rusia, për të vazhduar rritjen e prodhimit në janar, siç ishte planifikuar, me 400,000 fuçi në ditë, pavarësisht shfaqjes së varianteve të reja të koronavirusit.

Megjithatë, prodhuesit kryesorë të naftës në botë kanë ruajtur mundësinë e ndryshimit të politikave në afat të shkurtër nëse qeveritë përpiqen të parandalojnë përhapjen e omikronit me masa kufizuese dhe në këtë mënyrë të dëmtojnë kërkesën, ndaj njoftuan mundësinë për një takim tjetër para fillimit të vitit të ardhshëm.

“Ka shumë arsye për rënien e çmimeve të naftës, duke përfshirë rritjen e infeksioneve me koronavirus, vendimin e OPEK-ut për t’iu përmbajtur një plani për të rritur prodhimin në janar dhe një raport zhgënjyes për punësimin në SHBA,” tha Bob Javger, drejtor i tregut për energjetikë i kompanisë Mizuho.

Të premten u njoftua se numri i të punësuarve në SHBA është rritur për 210,000 muajin e kaluar, dukshëm më pak se një muaj më parë dhe më pak se 530,000 që pritej.

Related posts

Fqinjëve të Afganistanit u bëhet thirrje t’i mbajnë kufijtë e hapur

Redaksia

OBSH lëshoi rekomandime të përkohshme për përzierjen e vaksinave kundër Kovid-19

D V

Varianti Delta i Covid-19 – a po përballen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një ngadalësim ekonomik?

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More