Agjencia Zhurnal.mk.

“Gjaku lahet me gjak!”, ky është mesazhi që u gjet në vendin ku u vra i riu shqiptar në Itali

Gjaku lahet me gjak!”, shkruhej në mesazhin kërcënues që u gjet mes luleve të lëna në parkingun e qendrës tregtare “La Favorita” në Montava të Italisë, ku u rrah për vdekje i riun shqiptar Atilio Ndreka.

 

Ai ndërroi jetë, ndërsa 35-vjeçari italian, Pierfrancesco Ferrari përfundoi rëndë në koma, pasi u sulmuan me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri nga disa të rinj.

Ata i futën në kurth, ku i ftuan në një vend pa kamera rreth orës 3 të mëngjesit dhe më pas i dhunuan. Autorët e këtij sulmi brutal enden akoma të lirë, ndërsa policia punon për t’i kapur.

Sipas medias italiane, letra u gjet nga karabinierët të cilët po hetojnë, ndërsa aludohet për një hakmarrje të mundshme ndaj personave që fshihet pas këtij krimi.

Në vendin e ngjarjes, u gjetën rrobat me gjak që nuk u përkisnin të rinjve të cilët më pas janë çuar për ekzaminim.

“Para se të gjenden nga ndonjë që do dojë të aplikojë rregullat e nderit të Kanunit, kanuni shqiptar që aplikohet ndonjëherë nga fiset”, shkruan e përditshmja italiane.

Pista kryesore e dyshuese është larja e mundshme e hesapeve për shpërndarjen e drogës./TCH

Related posts

Tërmet në Shqipëri

D V

Banka e Shqipërisë: 88% e shqiptarëve nuk blejnë dot shtëpi, ruajnë kursimet

D V

DASH/ Paralajmërimi i ri amerikan: Korrupsioni dhe non-grata? Presim mbledhjen e parlamentit shqiptar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More