Agjencia Zhurnal.mk.

Gjakovë, dënohet me 6 vjet burgim i akuzuari për dhunimin e 13-vjeçares

Gjykata Themelore në Gjakovë, më 8 nëntor, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 6 vjet burgim, të akuzuarin E.K, për dhunimin e të miturës N.N.

 

E.K akuzohet për dhunimin e të miturës N.N, nga 23 deri më 29 shtator të këtij viti, në vazhdimësi.

Lajmin për dënimin e të akuzuarit E.K, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Prek Kola.

I akuzuari E.K, në seancën fillestare e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

Për ngritjen e aktakuzës ndaj E.K, Prokuroria Themelore në Gjakovë, kishte njoftuar përmes një komunikate për medie, ku thuhej se më 23 shtator 2021, i pandehuri E.K, sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit.

Tutje, thuhet se nga 23 deri më 29 shtator 2021, për të iu shmangur familjarëve e policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryejë marrëdhënie seksuale në vazhdimësi.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227, paragraf 7, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me burgim prej së paku 10 vjet.

Related posts

Po kultivonte kanabis në shtëpinë e tij, prishtinasi lajmërohet vetë në polici

D V

Tetë ditë paraburgim për mjeken nga Kumanova

D V

Tjetër viktimë në rrugët e Shkodrës/ Makina përplas biçikletën, ndërron jetë 61-vjeçari

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More