Agjencia Zhurnal.mk.

Gir: Shumica e ligjeve që do të harmonizohen me të drejtën evropiane do të zbatohen nga vetëqeverisjet lokale

Gostivar, 14 nëntor – Me procesin e aderimit dhe harmonizimit të ligjeve me të drejtën evropiane, zbatimi do të bie në dorën e autoriteteve lokale dhe prandaj është e nevojshme që qytetarët të njoftohen me atë proces. Këtë mesazh e ka përcjellë ambasadori evropian Dejvid Gir, i cili sot ishte në një vizitë pune në komunën e Gostivarit.

 

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut realizoi takim me kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe anëtarët e këshillit të komunës. Pas takimeve, ai përcolli disa mesazhe lidhur me vizitën e tij dhe procesin e integrimit evropian të vendit.

Gir përmendi se një nga arsyet e vizitës në Gostivar është të shpjegojë procesin e negociatave për anëtarësim dhe shqyrtimin dhe cilat hapa janë ndërmarrë deri më tani dhe cilat hapa duhet të ndiqen.

“Ndër të tjera, ne duam të ndajmë eksperienca dhe të dëgjojmë mendimet e qytetarëve, këshillave dhe pushtetit vendor. Gjithashtu dua të kujtoj se zbatimi i ligjeve që do të harmonizohen me standardet e BE-së i referohen më së shumti nivelit lokal. Vlerësohet se rreth 70 për qind e këtyre ligjeve bien mbi supet e autoriteteve vendore, të cilët do të duhet t’i zbatojnë ato. Për këtë është i nevojshëm një diskutim me të gjitha palët e interesuara, tha Dejvid Gir.

Ai shprehu kënaqësinë e tij për diskutimin e frytshëm me kryetarin dhe anëtarët e këshillit të komunës së Gostivarit dhe përkujtoi se BE-ja do të ndihmojë si në procesin e anëtarësimit ashtu edhe në shfrytëzimin maksimal të ndihmës së planifikuar financiare për komunën e Gostivarit.

Kryetari Arben Taravari theksoi se vizita ishte e dobishme dhe e shfrytëzoi për të falënderuar BE-në për ndihmën e dhënë komunës përmes një sërë projektesh. Ai përmendi se gjatë dhjetë viteve të fundit në nivel lokal nga fondet e BE-së janë realizuar tridhjetë projekte në vlerë prej 4.8 milionë euro.

“Bashkëpunimi në këtë drejtim do të intensifikohet dhe së shpejti do të caktojmë një person përgjegjës i cili do të jetë përgjegjës për kontaktet me zyrën e BE-së dhe do të ndjekë thirrjet publike që BE-ja shpall, në mënyrë që të konkurrojmë në kohë me projekte cilësore”, tha Taravari.

Kryetari përmendi se ambasadorit evropian i ka përcjellë mesazhin e shumicës së qytetarëve në komunën e Gostivarit se pajtohen që vendi të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Ambasadori Gir gjatë ditës do të vizitojë Qendrën Shëndetësore të Gostivarit, e cila së fundi ka përdorur ndihmë në vaksinat kundër Kovid-19, si dhe do të takohet me qytetarë dhe aktivistë të OJQ-ve.

Related posts

Alarm i ri për bombë në një shkollë në Shkup – i rremë

Xh M

Shvercerat kërkojnë të jenë prezent në ndeshjen Shkendija-Shkupi, vjen përgjigja e ballistëve

Z.H

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More