Agjencia Zhurnal.mk.

Gigi Hadid dhe Zayn thuhet se kishin një ‘marrëdhënie toksike’ përpara sherrit me Yolanda Hadid

Pas gjashtë vitesh ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre, Gigi Hadid dhe Zayn Malik thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes.

 

Ndarja e dyshes vjen pas një grindjeje të supozuar mes Zayn dhe nënës së Gigi, Yolanda Hadid.

Sipas dokumenteve nga ELLE, ish-ylli i “One Direction” nuk kundërshtoi akuzat për ngacmim kundër Gigit dhe Yolandas më 28 tetor 2021. Ish-çifti kanë reaguar mbi lajmet, por tani, detaje të reja thonë se kishin një ‘marrëdhënie toksike’.

Sipas People , një mik i Zayn tha, “ishte një marrëdhënie super toksike”. Burimi më vonë pohoi se ndërsa marrëdhënia e çiftit është në krizë, ata po bashkëpunojnë për vajzën e tyre njëvjeçare, Khai.

“Zayn është një baba i mrekullueshëm dhe Gigi e ka thënë këtë”, tha burimi për People . “Ata janë duke punuar në mënyrë aktive dhe miqësore për të gjetur mënyrën më të mirë për vajzën”.

Një mik i familjes së Gigi thuhet se i tha People, “Zayn ka një personalitet të komplikuar. Ka qenë e vështirë ndonjëherë për Gigin të jetojë me të”. Miku i familjes shtoi: “Ata të dy janë prindër të mirë, megjithatë”.

Gigi Hadid dhe Zayn (Foto: Getty Images)

Duke folur për përfshirjen e Yolandës, miku i familjes vazhdoi: “Yolanda, sigurisht, është shumë mbrojtëse ndaj Gigi. Ajo dëshiron më të mirën për vajzën dhe mbesën e saj. Ajo ka pasur disa probleme me Zayn. Ajo mendon se ai mund ta trajtonte Gigin më mirë. Kjo po krijon konflikte mes Yolandës dhe Zaynit”.

Një tjetër burim thuhet se i tha US se “është shumë më mirë që ata janë ndarë. Gigi dhe Zayn kishin një marrëdhënie të tmerrshme”.

Modelja 26-vjeçare thuhet se është “shumë e shqetësuar për situatën që ka ndodhur”.

Related posts

Ka fituar zemrat e gjithë shqiptarëve, aktorja turke shpallet si gruaja më e bukur në botë

D V

Në profilin e Keisi Medinit këto ditë dominojnë pozat me bikini

D V

Pas largimit nga Top Channel, Luana Vjollca merr oferta të majme nga televizionet tjera

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More