Agjencia Zhurnal.mk.

Gigi dhe DiCaprio nuk i shpëtojnë paparacëve

Romanca e Leonardo DiCaprio-s dhe Gigi Hadid po ecën për mrekulli, megjithatë ata po tregohen shumë të kujdesshëm të mos fotografiohen bashkë. Të dy u panë në Nju-Jork të premten në mbrëmje, duke dalë për darkë në Cipriani. Çiftit iu bashkua shoqja e DiCaprio-s, kapitalistja e sipërmarrjes Vivi Nevo.

 

Të trembur nga kamerat, ata u përpoqën të fshiheshin nga paparacët ndërsa sigurimi i nxori nga restoranti.

DiCaprio kishte veshur atlete të bardha, xhinse të zeza, një xhup të zi, një kapelë bejsbolli dhe maskë që fshihte pjesën më të madhe të fytyrës së tij. Ndërsa Hadid kishte veshur një bluzë të shkurtër, një xhaketë lëkure dhe një shall blu që e përdori për të mbuluar fytyrën e saj.

Aktori i “Titanic”, 48 vjeç, dhe modelja 27-vjeçare u lidhën për herë të parë në shtator gjatë Javës së Modës.

Related posts

Fjolla Morina: Më kanë sharë pas shpine sepse nuk kishin kurajo të më flisnin në sy

D V

Donald dhe Romeo Veshaj festojnë sot ditëlindjen, Elgit Doda bën urimin e veçantë për dy miqtë e tij

Lea Muslija

Pas suksesit të “A m’ke dasht”, Melinda ndan super-foto dhe falenderon të gjithë fansat e saj

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More