Agjencia Zhurnal.mk.

“Gëzim i madh” për punonjësit shëndetësor, Filipçe do u’a rritë pagat për 5%

Shkup, 30 dhjetor – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot mbajti takim pune me shoqatat sindikale të punëtorëve shëndetësorë, në të cilin u nënshkrua aneks i marrëveshjes kolektive, sipas të cilit, në vitin që vjen është paraparë të realizohet rritje e pagave për pesë për qind për të gjithë të punësuarit në shëndetësi. Gjithsej 600 milionë denarë janë ndarë për këtë qëllim për vitin 2022, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

 

Gjatë katër viteve të kaluara, siç bëhet e ditur, kjo Qeveri e ktheu dinjitetin e mjekëve dhe personelit mjekësor.

“Pagën mesatare të mjekëve specialistë e rritëm për 40 për qind, të infermierëve mes 20 për qind dhe 23 për qind, të mjekëve të përgjithshëm për 25 për qind, ndërsa të punëtorëve shëndetësorë për 15 për qind. Pagat e mjekëve specialistë diku janë dyfishuar. E korrigjuam koeficientin për kujdestari. Kolegëve të rinj specializantë iu mundësuam sigurim shëndetësor, kujdestari të paguara dhe kompensim mujor në vlerë të pagës themelore të mjekut të përgjithshëm. Qytetarët meritojnë kujdes më të mirë medicinal, ndërsa punëtorët shëndetësorë kushte dinjitoze për kryerjen e veprimtarisë së tyre”, qëndron në kumtesë.

Related posts

Analizë/ A po shkon LSDM në “FERR” ! Rrugë të pakthyer

N E

Në kovid-qendrën në Kërçovë janë hospitalizuar 11 pacientë, gjashtë kërçovarë mjekohen në spitalet e Shkupit

D V

Tasulas dhe Xhaferi me gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit dhe komunikimit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More