Agjencia Zhurnal.mk.

Gërxhaliu: Ndërmarrjet publike barrë për shtetin, dikujt po i konvenon shkatërrimi

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ndërmarrjet publike po shndërrohen në barrë për shtetin, në vend se të ishin shtyllë e zhvillimit.

 

Sipas tij, procesi i privatizimit të tyre i filluar pas luftës ka shkatërruar këto ndërmarrje, duke marrë për bazë se në funksion ishin 845 të tilla në vitet e 90-ta.

Krejt kjo thotë ai është dëshmi se sa i kushton një shteti korrupsioni, nepotizmi e politizimi.                

“Unë besoj se menjëherë pas luftës dëmi më i madh që iu ka bërë Kosovës është procesi i privatizimit, por jo vetëm kjo sa po i bëhet politizimi dhe shkatërrimi i ndërmarrjeve publike. E them këtë bazuar në faktin që pas luftës i kemi pasur 845 ndërmarrje shoqërore aktive, e të gjitha këto pothuajse janë inegzistente dhe sot e keni një Trepçë, një KEK, një Post Telekom, që në vend se këto ndërmarrje të jenë shtyllat e shtetit dhe të jenë mbështetje të funksionimit të shtetit, këto janë bërë barrë e shtetit dhe kjo është dëshmia më e mirë sa i kushton një shteti korrupsioni, nepotizmi, politizimi e kështu më radhë”, tha Gërxhaliu.

Ai shton se dikujt po i konvenon kjo satus-quo dhe shkatërrimi i këtyre ndërmarrjeve, prandaj thotë se dikush duhet të jap llogari në mënyrë që shteti të mos financojë më këto ndërmarrje e të rritet përgjegjësia, raporton EO

“Në rend të parë duhet kuptuar që në Kosovë nuk ka debat dhe dikujt po i konvenon kjo satus-quo dhe ky shkatërrim i këtyre ndërmarrjeve. Ta themi se koncentrati i Trepçës eksportohet me 80 dollarë, dhe dikujt kjo po i konvenon të shiten si mbeturina apo si koncentrat dhe ata që e blejnë përfitojnë deri në 31 metale të ndryshme dhe t’ia shtojnë vlerën për 100 për qind, prandaj që ka ardhur koha kur duhet të ketë sundim të rendit dhe ligjit”.

“…është koha kur dikush duhet të jap llogari përse jemi në këtë gjendje, dhe ekspert të fushës ta thonë vendimin e prerë se çka duhet të bëhet, se a duhet të vazhdojë ky financim nga shteti me rritje të përgjegjësisë dhe kthimit e këtyre ndërmarrjeve në shtyllë të shtetit dhe të zhvillimit dhe jo në barrë të shtetit”, tha Gërxhaliu.

Related posts

KGJK zgjedh Valon Totajn, kryetar të Gjykatës së Apelit

D V

Lajçak: Nuk mund të ketë më barrikada

Z.H

Reagon LDK ndaj zgjedhjes së Këshillit të ri Drejtues në UP

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More