Agjencia Zhurnal.mk.

Gërvalla pas sulmeve në Poloni: BE ta ndal Putinin para se ta sjell luftën në të gjithë kontinentin

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë në territorin e Polonisë, duke lënë të vrarë dy persona.

 

Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të jetë më e vendosur për ta ndalur presidentin rus, Vladimir Putin përpara se ta sjell luftën në tërë kontinentin.

“Të pikëlluar nga humbja e dy jetëve në Poloni, të cilët janë goditur nga raketat ruse. Jemi me familjet e tyre, Kosova qëndron krah Polonisë kundër regjimit të Putin. BE duhet të veprojë më vendomërisht për ta ndalur Putinin, përpara se ai dhe instrumentet e tij të sjellin luftën në tërë kontinentin”, ka shkruar Gërvalla.

Related posts

Një shtetas turk vdes pasi goditet nga rrufeja në Rahovec

Xh M

Latifi: Së shpejti do të fillojë dërgimi i kirurgëve për trajnim jashtë Kosovës

Xh M

A ia barti Presidentja kompetencat kur u trajtua në Turqi, flet Konjufca

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More