Agjencia Zhurnal.mk.

Gërkovska-Rendevska: Përforcim i kapaciteteve të Këshillit inspektues për mbikëqyrje më efikase ndaj shërbimeve inspektuese

Shkup, 3 maj – Zëvendëskryeministrja e angazhuar për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska sot mbajti takim me u.d. kryetare e Këshillit inspektues (KI), Daniella Rendevska me të cilën foli për përforcimin e kapaciteteve të KI-së, me qëllim që të arrihet mbikëqyrje më efektive dhe më efikase ndaj punës së shërbimeve inspektuese.

“Avancimi i punës së Këshillit, përforcimi i kapaciteteve kadrovike, si dhe përgatitja e trajnimeve shtesë për integritet të inspektorëve janë projektet në të cilat Këshilli inspektues, me mbështetje të partnerëve tanë ndërkombëtarë, do të punojë në periudhën në vijim”, thuhet në kumtesën nga shërbimi për shtyp i zëvendëskryeministres.

Gërkovska theksoi se përforcimi i integritetit të inspektorëve është element shumë i rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve përgjegjëse dhe llogaridhënëse dhe bartësve të funksioneve. Në atë kontekst ajo theksoi se nga marrja e funksionit ka vendosur bashkëpunim të ngushtë me Këshillin inspektues, posaçërisht në pjesën e krijimit të politikave për sundim të mirë.  

Siç informoi shërbimi për shtyp i Gërkovskës, në takim u bisedua edhe për aktivitetet e deritanishme të Këshillit inspektues të kahëzuara drejt përmirësimit të cilësisë së punës së inspektorëve, mes të cilave edhe E-inspektori, me çka mundësohet eliminimi i faktorit njeri dhe qasja subjektive gjatë mbikëqyrjeve inspektuese dhe kontrolleve, sepse procesi i shpërndarjes së mbikëqyrjeve dhe kontrolleve bëhet në mënyrë elektronike

Related posts

LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

D V

Nesër dhe të shtunën reshje shiu, më pas stabilizim i motit

D V

Mediumet belge: Maqedonia e Veriut shkon në rreth të dytë votimi nga i cili varet e ardhmja evropiane

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky