Agjencia Zhurnal.mk.

Gërkovska: Letërnjoftimi digjital do të ulë korrupsionin

Shkup, 23 Shtator – Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë dhe njëherit kryetare e Këshillit Kombëtar për Transformimin Digjital të Shoqërisë, Slavica Grkovska, në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat, theksoi se implementimi i letërnjoftimeve elektronik do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si kemi funksionuar deri tani dhe do të zvogëlojë mundësinë e mitos dhe korrupsionit.

 

“Kjo do të çojë në mënyrë të pashmangshme në uljen e korrupsionit, sepse reduktimi i kontaktit fizik gjatë ofrimit të shërbimeve për qytetarët në mënyrë të pashmangshme zvogëlon mundësinë e korrupsionit. Edhe për ofertën edhe për marrjen e ryshfetit, pashmangshmërisht çon në funksionim më transparent dhe efikas të institucioneve, dhe në fund e gjithë kjo shpie në ndryshimin e mënyrës së funksionimit”, deklaroi Grkovska.

Related posts

Diskutohet heqja e çertifikatës për vaksinim në kufij

Xh M

Mariçiq – Loson: Fokus në reformat

Xh M

Nesër temperatura mbi msataren, për fundjavë reshje shiu

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More