Agjencia Zhurnal.mk.

Gërkovska: Çështja për barazi gjinore nuk është vetëm e grave

Shkup, 1 tetor – Për prishjen e stereotipave duhet kohë dhe shumë punë dhe prandaj gjatë gjithë karrierës time politike fuqishëm jam angazhuar për vendosjen dhe avancimin e kuotës për barazi gjinore në politikë, masë në të cilën shoh si mundësi cilësia e grave të dalë në pah, vlerësoi zëvendëskryeministrja për politika për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska.

 

Ajo, në panelin e sotëm dedikuar temës “Gratë në politikë”, në kuadër të Akademisë për politika publike, në organizim të Forumi për politika të arsyeshme dhe IFES, të mbështetur nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, theksoi se çështja për përfaqësim të drejtë të grave nuk është çështje për të cilën duhet të flasin ose cila është lufta vetëm gratë, por është çështje sociale në të cilën duhet të përfshihen të gjithë edhe burrat edhe gratë. Njohuria, cilësia dhe këmbëngulja që e kanë gratë, shtoi ajo, janë kontribut i rëndësishëm për avancimin e shoqërisë.

Për këto arsye, theksoi zëvendëskryeministrja, në vitin 1999 kemi insistuar që kryetarët e të gjitha partive politike të nënshkruajnë një Deklaratë për më shumë gra në politikë.

“Për gjithçka që jeni të sigurt se meriton të luftoni, jini këmbëngulës, veçanërisht nëse jeni të sigurt se kjo është për të mirën shoqërore”, u tha Gërkovska përfaqësuesve të të rinjve të partive politike.

Në panel morën pjesë edhe Kristina Haxhi Vasileva, eksperte për çështje gjinore, Merita Maksuti nga “Ecko Gerilla” – Tetovë dhe Magdalena Manaskova”, ish-deputete. 

Related posts

Pandemia e Covid 19 në një periudhë të qetë, nga vjeshta përgatitjet për një valë të re të mundshme

Xh M

Maqedonia e Veriut të ketë një proces të drejtë negociues, skriningu shpjegues vazhdon në Bruksel

Xh M

“Maliqi Group” bëhet një kompani Holding me 10 kompani

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More