“YLLI I JAVËS” i xhiros së 6-të në Superligën e Kosovës është shpallur futbollisti Gerhard Progni i Gjilanit.
Progni përpos supergolit nga gjuajtja e lirë, me paraqitjen e tij kontribuoi që skuadra e Gjilanit ta fitojë derbin kundër Dritës, me rezultat 0-2.
Kjo ishte fitorja e dytë e kuqebardhëve në këtë edicion të Superligës.
Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi Avdi Demiri, asistent menaxher për klient individual, në BKT, dega Gjilan.
/Gazeta Olle/