Agjencia Zhurnal.mk.

Gerasimovski: Kemi siguruar 260 vendparkime të reja në Kapishtec

Shkup, 16 Nëntor – Kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, në tribunën “Së bashku mundemi” nga SHFK “Kiro Gligorov”, foli për projektin e zgjerimit dhe ndërtimit të një garazhe shumëkatësh në rrugën “Naroden Front” me kapacitet prej 260 automjetesh.

 

“Në procedurë është parkingu i ri në Kapishtec. Me hulumtimet tona i kemi zbuluar problemet në vendbanime dhe më kritike janë Debar Maalo, Kapishtec dhe lagjja Bunjakovec. Në Kapishtec po planifikojmë të nisim garazhin e ri shumëkatësh, që do të jetë në rrugën “Naroden Front”, vazhdim i garazhit montues me kapacitet prej 260 vende parkimi. Ky është një nga projektet më të shtrenjta dhe kapitale që planifikojmë ta fillojmë deri në fund të vitit dhe ta realizojmë deri në mesin e vitit të ardhshëm”, tha Gerasimovski.

Related posts

Pendarovski do të marrë çmimin më të lartë polak nga Duda

Xh M

Rrugë e re e asfaltuar në Radishan

Xh M

Qeveria: I dënojmë sulmet e pacivilizuara në Kuvend nga opozita

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More