Agjencia Zhurnal.mk.

Georgievski nga sheshi i Shkupit: Premtuam medalje, e sollëm të argjendtë, besoj se herën tjetër do të jetë medalje e artë

Shkup, 29 korrik  – Sportisti i Maqedonisë së Veriut, fitues i medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike në Tokio taekuondo +80 kilogramë, Dejan Gergoevski sonte iu drejtua mbështetësve  të tij në sheshin e Shkupit të cilët erdhën ta përshëndesin suksesin e madh.

 

“Jam i sigurt se në Lojërat e ardhshme Olimpike do të kemi më shumë A-norma dhe medalje, veçanërisht në disiplinën taekuondo. U dëshiroj sukses sportistëve tanë të cilët mbetën në Tokio. Dëshiroj sërish ta gëzojmë Maqedoninë. Të rrojë Maqedonia”, theksoi Georgievski në fjalimin për të pranishmit në Qendrën e Shkupit.

Georgievski pasdite u kthye nga Tokio, ndërsa gjatë ditës mbajti takim me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski.

Related posts

Barcelona merr lajme pozitive, Alba dhe Lenglet shërohen nga COVID-19

D V

Tottenham, Barcelona dhe Man Utd në garë për Romeron

D V

Formacionet zyrtare: Barca luan përballë Valencias

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More