Agjencia Zhurnal.mk.

Georgieva: Dimri i ashpër mund të shkaktojë trazira sociale në Evropë

Dimri i ashpër mund të shkaktojë trazira sociale në Evropë, ku pushtimi rus në Ukrainë tashmë shkaktoi pasoja të tmerrshme ekonomike, për çka ekziston frikë nga recesioni, deklaroi shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

 

Georgieva tha se Banka Qendrore Evropiane, për shkak të situatës aktuale, duhet me kujdes ta balancojë luftën kundër inflacionit, duke e pasur parasysh “domosdoshmërinë nga përforcimi i ekonomisë”.

“Në disa vende gjithsesi ekziston frika nga recesioni, ndërsa edhe po të mos ndodhë, duket se do të ndodhë këtë dimër”, tha Georgieva.

“Nëse nëna natyrë vendosë se nuk dëshiron të bashkëpunojë, ndërsa dimri është i ashpër, mund të ketë trazira sociale”, tha ajo.

Related posts

Pellosi nesër niset për vizitë në Tajvan, kundrejt kërcënimeve nga Kina

Xh M

Turqia evakuon turistët e tronditur nga zjarret në Bodrum

D V

Vritet një qytetar amerikan në Ukrainë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More