Agjencia Zhurnal.mk.

Gentrit Salihu flet pasi iu bashkua Portos: Çdo ditë punoj shumë, sepse kjo është mënyra e vetme që ëndrrat e mia t’i bëjë realitet

Ai fillimisht do të luajë në skuadrën U-19 të FC Portos.

Djaloshi që sapo ka mbushur 18 vjet në qershor, luan si mesfushor mbrojtës, ndërsa do të stërvitet nga José Tavares.

Në edicionin e fundit ai luajti me Besën e Pejës, ku shënoi dy gola dhe dha një asistim në 29 ndeshjet e luajtura në Superligë.

Gentrit Salihu u mirëprit nga António Frasco, një ish-mesfushor i Portos, tani ndihmëstrajner i U-19.

Lojtari është shprehur i lumtur me kalimin e tij tek klubi i njohur evropian, që ka fituar më parë edhe Ligën e Kampionëve.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të mbërrijë në klubin më të madh në Portugali. Mezi pres të bashkohem me ekipin dhe jam i entuziazmuar për të filluar stërvitjet dhe ndeshjet”.

“Unë jap gjithçka nga vetja çdo ditë dhe punoj shumë, sepse kjo është mënyra e vetme që ëndrrat e mia t’i bëjë realitet”.

“Dua të ndihmoj ekipin të jetë më i fortë dhe dua të jem më i mirë edhe vetën. Ne kemi një grup të bashkuar dhe konkurrues që dëshiron të ndihmojë FC Porton të jetë me e suksesshme”, ka deklaruar lojtari.

Related posts

Gripshi shënon, Ballkani në epërsi ndaj Klaksvik

Redaksia

Përfaqësim i ulët i grave në Qeverinë maqedonase

D V

Profili i Bujar Osmanit në Twitter është sulmuar nga hakerët!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More