Agjencia Zhurnal.mk.

Genta Ismajli shijon muajt e fundit të shtatzënisë, realizon fotosesion të veçantë me Ustan në prag të pritjes së ëmbël

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po i shijon muajt e fundit të shtatzënisë.

 

Teksa ndodhet në pritjen e ëmbël, ajo ka realizuar një fotosesion të veçantë me partnerin e saj, Huseyin Usta.

Këngëtarja nga Gjilani ka pozuar me barkun e rrumbullakosur, në një kostum ngjyrë bezhë, ndërsa ka vënë në pah hiret dhe nurin e saj të shtatzënisë.

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Ismajli vendosi që fotografitë në fjalë t’i ndajë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

“Faleminderit Zot”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve i kanë dëshiruar shtatzëni dhe lindje të lehtë.

Genta dhe Huseyin përndryshe janë në pritje të binjakëve: një djalë dhe një vajzë.

Related posts

Enca ndan me fansat një fotografi të rrallë nga fëmijëria: Kam qenë gjithmonë më e ëmbla

D V

Argjendi vendos të largohet nga Për’puthen, ja arsyeja

D V

Melinda nxit imagjinatën në paraqitjen e radhës plot stil dhe elegancë, zbulon se kënga “Melodia” publikohet nesër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More