Për të ndërtuar një qendër të re sportive për të rinjtë dhe ekipet e femrave, klubi Italian i Genoas kërkoi financim nga tifozët dhe nga investitorë të jashtëm. 3 ditë nga hapja e operacionit të obligacioneve u mblodhën më shumë se 2.5 milionë Euro nga 5 që ishte objektivi fillestar.
Klubi njoftoi se kjo është një arritje mjaft e madhe dhe që jep shumë optimizëm se objektivi pritet të kalohet shumë shpejt. Të gjitha palët e tjera të interesuara do të kenë ende mundësi për të bërë ofertën e tyre në fazën e investimeve publike, e cila do të fillojë të martën e ardhshme.
Obligacioni i Genovas përbëhet nga një kredi e cila do t’i paguajë çdo investitori një normë fikse interesi vjetor prej 9% për 5 vjet dhe kthimi i kapitalit të investuar në maturim.
Investimi minimal është vendosur në 1000 Euro, ndërkohë që nuk ka kufi maksimal. Përveç kushteve kryesore të mësipërme, një sërë privilegjesh janë parashikuar për investitorët në varësi të shumave që do të ofrojnë duke nisur nga emri në Wall of Fame, ftesa për evente të ndryshme si dhe mundësi të tjera që do të bëhen publike në të ardhmen.