Agjencia Zhurnal.mk.

Gençovska: Nuk ka propozim të ri francez, gjithçka varet nga Shkupi

Sofje, 30 Qershor – Ministrja e Jashtme bullgare e dorëhequr Teodora Gençovska tha për BGNES se nuk kishte asnjë propozim të ri francez që të ndryshonte nga ai i miratuar tashmë nga parlamenti bullgar.

“Në 24 qershor, Asambleja Kombëtare votoi mbi një projekt-rezolutë që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Sofjes dhe Shkupit dhe hapjen e rrugës për integrimin evropian të RMV. Projektvendimi bazohet në propozimin e presidencës franceze dhe mbështetet mbi të për të mbrojtur më tej interesat bullgare. Ai ripohoi kushtet në të cilat Sofja mund të mbështesë procesin e integrimit evropian RMV. Qeveria miratoi vendimin në Parlamentin bullgar dje”.

Në pyetjen e BGNES-it nëse ka një propozim të ri francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet RMV dhe Bullgarisë për fillimin e negociatave me BE-në, i cili do të jetë ndryshe nga ai i miratuar tashmë në Kuvendin e Bullgarisë, Gençovska shkurt u përgjigj: Jo.

“Gjithçka varet nga gatishmëria e Shkupit. Presim prej tyre politikë shtetërore dhe të përgjegjshme. Bullgaria është gati të nënshkruajë protokollin e fundit nga Komisioni i Përbashkët Ndërqeveritar”, tha Gençovska.

BGNES përkujton se protokollet përshkruajnë punën e bërë nga Komisioni i Përbashkët Ndërqeveritar ndërmjet Bullgarisë dhe RMV-së, i cili u krijua në bazë të nenit 12 të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, të nënshkruar më 01.08.2017 në Shkup. Deri më tani, vetëm një protokoll është nënshkruar, në qershor 2019, nga ministrat e jashtëm të atëhershëm të dy vendeve – Ekaterina Zaharieva dhe Nikolla Dmitrov.

BGNES përkujton se sonte kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski tha se “çështjet historike dhe protokollet nuk do të jenë më pjesë e Kornizës negociuese” për fillimin e negociatave për RMV-në për anëtarësim në BE.

Related posts

Gjykata Kushtetuese ndërpret procedurën për kushtetutshmërinë e rritjes së pensioneve

Xh M

Avramovska Madiq për Klan Debat: Pa përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, nuk ka integrim europian e as përparim në vend

Xh M

Fushata zhvendoset në mediat onljan, të rinjtë më aktiv në rrjetet sociale!

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy