Agjencia Zhurnal.mk.

Gençovska në kufirin bullgaro-rumun do të takohet me qytetarët e evakuuar nga Ukraina, mes të cilëve edhe nga Maqedonia e Veriut

Sofje, 1 mars – Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska, sonte, do t’i prit shtetasit e evakuuar bullgarë nga qytetet Kiev dhe Odesa, të cilët në kufirin e Bullgarisë me Rumaninë pritet të arrijnë rreth orës 21, kumtoi pres qendra e MPJ-së bullgare.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, me katër autobusë dhe me automobilë të Ambasadës në Kiev ka rreth 200 persona, shtetas bullgarë, ukrainas, amerikanë, të Maqedonisë së Veriut dhe një nga Gjeorgjia, si dhe personeli diplomatik bullgar nga Konsullata e përgjithshme në Odesa.

Në Kuvendin popullor të Bullgarisë, kryeministri Kirill Petkov deklaroi se është shumë vështirë të evakuohen bullgarët dhe shtetasit tjerë të huaj dhe se iu falënderua zbulimit ushtarak bullgar, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë operacion. 

Related posts

Radev: Pres mbrojtjen e interesave bullgare, nuk jam për afate- por për rezultat

Xh M

Baerbock: Të mos humbasim kohë në afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në

Redaksia

Kapiteni Amir Rrahmani, flet pas humbjes ndaj Greqisë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More