Sofje, 13 dhjetor – Gjatë pranim-dorëzimit të detyrës nga ministri teknik i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev, ministrja e re e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska tha se në këtë fazë nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit të Bullgarisë dhe se do t’i përmbahet Marrëveshjes së vitit 2017 dhe deklaratës për Kuvendin kombëtar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Ministri teknik i Punëve të Jashtme Stoev tha se ana maqedonase duhet ta kuptojë se kjo nuk është çështje që mund të zgjidhet me presion të jashtën, por vetëm me dialog bilateral.
Duke i komentuar marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Stoev tha se përgjigjet e pakos 5+1 ishin prezantuar në mbledhjen ministrore të NATO-s në Rigë. Ai theksoi se Bullgaria ka kryer presion shtesë ditëve të fundit para samitit të BE-së këtë javë, sepse çështja nuk ishte zgjidhur gjatë qeverisë kalimtare.
Svetllan Stoev në konferencën për shtyp tha se në Shkup ka politikanë të cilët dolën në opinion dhe thanë se kanë negociuar me qeverinë kalimatare në Sofje, sepse nuk kishin mandat për atë.
Ai shtoi se ka pasur deklarata jodiplomatike ndaj tij se ata nuk negociojnë me ambasadorin bullgar në Kopenhagë edhe krahas asaj që në atë kohë ishte ministër i përkohshëm i Bullgarisë.
Në këshillin e nesërm Bullgaria do ta prezantojë përfaqësuesin e përhershëm në Bruksel, ndërsa më 16 dhjetor presidentin e Bullgarisë Rumen Radev. Stoev trashëgimtares së tij Teodora Gençovska ia dorëzoi dokumentin e përgatitur lidhur me analizën strategjike të aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.