Agjencia Zhurnal.mk.

Genc Hamiti shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 20-të në Superligë është shpallur futbollisti në radhët e Drenicës, Genc Hamiti.

Mesfushori ofanziv i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në stadiumin “18 Qershori” në Klinë kundër Dukagjinit, me rezultat 1:2.

Ai asistoi në të dy golat për bashkëlojtarët e tij, derisa ishte mjaft kreativ gjatë tërë ndeshjes, duke qenë më i merituari që Drenica arkëtoi tri pikë të rëndësishme nga ky udhëtim.

Pas kësaj fitoreje kuqezinjtë stabilizohen në renditjen, pasi aktualisht ndodhet në pozitën e 5-të në elitën e futbollit kosovar me 27 pikë.

Çmimin “Ylli i javës” për mesfushorin, Genc Hamiti e ndau Fatmir Tupella, menaxher i degës së BKT në Drenas.

Related posts

Durmishi nga Poroj: Oponentët tanë nuk kanë frikë nga ne por nga zgjimi i qytetarëve për t’i dënuar

Xh M

Befason Rama: Po vazhdoi vetoja e Bullgarisë, Shqipëria ndahet nga Maqedonia

Z.H

Ahmeti: Pa marrëveshjen Kosovë-Serbi nuk ka rehati në rajon

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More