Agjencia Zhurnal.mk.

Geer: Qëllimi ynë nuk ndryshon, negociatat të hapen deri në dhjetor

Kur flasim se reformat janë në interes së qytetarëve kjo nuk është retorikë. Qëllimi është që të hapen sa më shpejt me shpresë se kjo do të jetë deri më dhjetor dhe ky qëllim nuk ndryshon. Qytetarët duan të shohin përforcim të sundimit të së drejtës, duan ulje të korrupsionit, ajër të pastër, prosperitet, ashtu që mendoj se kjo nuk është vetëm retorikë, por është e rëndësishme, deklaroi ambasadori evropian Dejvid Gir në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse Komisioni ka plan çfarë pastaj nëse nuk hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, apo do t’i përmbahen retorikës se reformat po bëhen në interes të qytetarëve.

 

“Është e qartë se ka vendim të fillohen negociatat. Dhe të gjithë duhet të përpiqemi të punojmë në këtë. Tani shpresojmë deri në fund të vitit dhe në të ardhmen dhe të vazhdojmë me punë siç po hapen grupe të kapitujve, siç zhvillohen negociatat, por nuk dua të spekuloj çfarë do të bëjmë për një apo dy vite. Tani po përqendrohemi ta realizojmë këtë deri në fund të këtij viti”, theksoi Giri në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovin për prezantimin e Raportit të KE-së për përparimin e Maqedonisë së Veriut.

Giri përsëriti se reformat të theksuara në Raport duhet të zbatohen në kontekst të procesit të integrimit evropian dhe t’i ndihmojnë vendit të vendosë standarde dhe praktika të cilat qytetarët në BE i presin nga qeveritë e tyre dhe të cilat i presin edhe nga BE-ja.

“Porositë nga liderët e BE-së dhe nga Ballkani Perëndimor ishin të qarta lidhur me zgjedhjen strategjike që Unioni e bën, se e ardhmja e këtij vendi, e Ballkanit Perëndimor është në BE. E dini mirë se ku jemi tani. E kemi pyetjen për hapjen e negociatave për inkuadrim, raporti është i dobishëm me këtë që konfirmon sërish se Maqedonia e Veriut e ka dorëzuar atë që e ka premtuar. Porosinë e dëgjuam edhe nga komisari dje se ne, gjegjësisht BE-ja, vendet anëtare dhe Komisioni, por edhe të tjerë duhet t’i përforcojmë përpjekjet që ta zgjidhim këtë çështje sa është e mundur më shpejt që negociatat të mund të fillojnë vërtetë. Kjo do të thotë se kontaktet dhe marrëdhëniet ekzistuese janë dypalëshe mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, kjo vlen edhe për ta. Edhe rruga drejt BE-së është gjithsesi me reforma dhe çdo hap i ndërmarrë nga reformat dhe gatishmërinë që e theksoi zëvendëskryeministri kur kjo përmirësohet, vini më afër BE-së. Por, qartë, edhe komisari e tha këtë dje, duhet të hapen negociatat” vlerësoi Giri.

Lidhur me deklaratën e djeshme me komisarin evropian Oliver Varheji se eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçevi ka qenë asistenti i tij sekret në “përparimin e punëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, Giri theksoi se komisari evropian ka qenë i qartë se ka qenë edhe në Sofje dhe në Shkup dhe se mban kontakte që të ndihmojë të zgjidhet kjo çështje sa më shpejtë sepse është prioritet kryesor për të si komisar për zgjerim por edhe për BE-në.

Varhehi dje deklaroi se punon deri në dhjetor që të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut bashkë me Shqipërinë, dhe se është kundër ndarjes të këtyre dy vendeve në rrugën evropiane.

Related posts

Pendarovski i uron futbollistët për fitoren ndaj Islandës dhe pjesëmarrjen në play-off në Kupën e Botës

D V

Bullgaria i dhuron Maqedonisë 50 mijë vaksina “Pfizer”

Redaksia

Përforcim i bashkëpunimit mes Entit Shtetëror për Revizion dhe Prokurorisë Publike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More