Agjencia Zhurnal.mk.

Geer: Procesi i negociatave është në duart e lidershipit

Gostivar, 15 Nëntor – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer gjatë qendrimit në Gostivar dha një intervistë për televizionin Globi. Ai foli për ndryshimet kushetetuese, sigurimin e 80 votave në Kuvend, prej ku u bëri thirrje të gjitha partive politike nga shumica dhe opozita të kenë konsensus gjithpërfshirës.

 

I pyetur për ndodhitë e fundit në veri të Kosovës dhe nëse rrezikohet siguria në Ballkan, ai tha se Maqedonia është e sigurtë. Geer thotë se sa i takonë Rusisë, ajo plason dezinformata në Ballkan kundër BE-në dhe partnerët tjerë.

Pas skriningut dypalësh, hapja e kapitujve me BE-në, por para kësaj vendi ynë duhet të kryejë ndryshimet kushtetuese. A besoni se do të sigurohen 80 vota në Kuvend për të kaluar ndryshimet kushtetuese?

Ju më veç keni filluar negociatat për anëtarësim të vendit tuaj në Bashkimin Evropian (BE). Gjithashtu, procesi i ashtuquajtur i skirning vetëm se ka filluar gjatë ditëve të fundit ku edhe fillon pjesa më e komplikuar e këtij procesi që është skirningu bilateral, kështu që ne presim që ky proces të kryhet deri në fund të vitit të ardhshëm, në fund të vitit 2023. Pastaj në stadiumin e ardhshëm janë pikësynimet të ashtuquajtura “branch marks” të cilat kanë të bëjnë me hapjen e klasterëve të ndryshëm, të cilat kuptohet do të adresohen jo vetëm për klasterët por për çështje të ndryshme të cilat paraqiten gjatë procesit të negociatave. Para se të ndodh ky hap duhet të realizohet marrëveshja e arritur në nivel dy palësh mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë për bërjen e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese. Pastaj, a do të ndodh ky votim në Kuvend apo jo, kuptohet se kjo është një çështje e cila varet nga partitë e ndryshme politike që janë në Kuvend dhe fjalën e kam për partitë nga shumica parlamentare dhe ato opozitare, ku edhe nëse kjo ndodh, atëherë varet prej dy gjërave. E para është se ky vend ka një histori shumë të gjatë të marrëdhënieve shumë të mira ndëretnike, kështu që këto ndryshime kushtetuese në mënyrë plotësuese do ta kosolidonin këtë histori të marrëdhënieve ndëretnike. Hapi i dytë është se duhet të shkojmë një hap prapa dhe të shikojmë në atë fotrografinë e tërësishme të vetë vendit, kuptohet për qëllimin strategjik të kësaj Qeverie dhe për këtë qëllim strategjik kuptohet se të gjitha partitë politike e kanë dhënë përkrahjen e tyre. Nga ana tjetër kjo kërkon përpjekje nga të gjithë faktorët në vend nga Qeveria, Kuvendi, nga partitë e ndryshme pa marrë parasyshë a janë në shumicën parlamentare apo në opozitë. Gjithashtu, do të varet edhe nga faktori i shoqërisë civile, nga komuniteti i biznesit për shkak se në këtë rast flasim për një projekt nacional. Duke pasur parasyshë se nuk kemi parë kundërshtime sa i përket përfshirjes së njerëzve të cilët kanë indentit bullgarë në Kushtetutë e këtij vendi, unë jam i sigurt dhe duke pasur parasyshë se ky është qëllim strategjik i vendit për anëtarësim në BE, mendoj se ky qëllim do të jetë edhe fokusi kryesorë i të gjithë faktorëve politik këtu në vend dhe në atë drejtim duhet të bëhen të gjitha përpjekjet politike, që të bëhen këto ndryshime me qëllim që negociatat të fillojnë sa më shpejtë që është e mundur dhe kuptohet që të ndodh ky proces duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Opozita maqedonase, konkretisht VMRO-DPMNE dhe lideri i saj, Hristijan Mickoski kërkuan garanci nga BE që kërkesa për vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë të jetë e fundit në vendin tonë që pastaj të mbështesin ndryshimet kushtetuese! A mund të garantoni që kjo është kërkesa e fundit?

Mendoj se të gjithë e dinë se çfarë tha presidentja e Komisionit Evropian në vizitën e saj të fundit në Shkup, znj. Ursula von der Leyen, ku theksoi se të gjithë kemi përgjegjësi që të sigurojmë që procesi i anëtarësimit në BE do të bazohet kryesisht në procesin e reformave. Sa më shpejt që këto reforma të kryhen aq më shpejtë vendi juaj do të mund të anëtarësohet në BE, dhe se BE e noton progresin që Republika e Maqedonisë së Veriut e bën në bazë të detyrave të cilat kryen në çdo hap të rrugës në përputhje me nivelin e reformave të cilat do të përmbushen në vend duke përfshirë këtu edhe marrëdhëniet e mira ndërfiqnjësore. Nga ana tjetër unë mund të garantoj se sa i përket BE-së, ne do të vazhdojmë të punojmë sa më ngushtë që është e mundur me të gjithë faktorët në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke përfshirë Qeverinë dhe të gjitha partitë e ndryshme politike, pa marrë parasyshë a janë pozitë apo në opozitë me qëllim që të përkrahim përparmin e vendit në procesin e reformave, kuptohet se BE do të jap mbështetje në këtë pikëpamje. Por, vetë shtytja e liderishipit për ta çuar përpara këtë proces, është në duart e Maqedonisë së Veriut.

Ballkani Perendimor nuk është i qetë, ndodhit e fundit në veri të Kosovës po e dëshmojnë këtë. A ka rrezik sigurie dhe a mund situta të eskalojë në këtë rajon dhe a ka gisht Rusia në këtë që po ndodh?

Mund të përgjigjem për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mund të them se është vend stabil. Unë nuk mund të kompentojë për vende tjera, por ajo çfarë mund të them është se sa i përket relacioneve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, BE mbetet plotësisht e angazhuar. Para do kohe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, z. Josep Borell, u takua me lidershipin e të dyja vendeve dhe dërgoi disa mesazhe shumë të rëndësishme. Në të njetën kohë, ai bëri thirrje për të dyja palët, asaj serbe dhe kosovare që t’i shmangen krimeve apo fjalorit i cili do të rriste tensionet në Kosovë dhe gjithashtu u ka bërë thirrje të dyja palëve që të respektojnë zotime dhe obligimet që i kanë ndërmarrë në kuadër të dialogute mes të dy vendeve. Përgjithësisht sa i përket rolit të Rusisë në rajon dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kuptohet se ne kemi shqetësime sidomos me vetë invazionin e Rusisë në Ukrainë në aspekt të dezinformatave dhe lajmeve të ndryshme të cilat plasohen gjithashtu. Edhe vetë përpjektjet për ta shtrembëruar të vërtetën në lidhje me me luftën dhe e gjithë ajo që është duke ndodhur në Ukrainë, kuptohet edhe gjëra të tjera me narrativë negativ që Rusia është duke tentuar t’i plasojë këtu dhe në rajon në lidheje me BE-në dhe partnerët tjerë. Kur flasim për këtë narrativë negativ që plasohet nga ana e Rusisë është ajo në lidhje me rritjen e inflacionit dhe rritjen e çmimeve të energjisë elektrike se sa është si rezultat siç thotë Rusia, të sanksioneve të BE-së kundrejtë Rusisë. Nuk thonë se është si pasojë e luftës së paarsyetur të Rusisë në Ukrainë për shkak se vërtetë, ashtu siç thash, të gjitha këto informata që i plason Rusia janë të rrejshme.

Ambasador sot keni qendruar për vizitë në Komunën e Gostivarit. A mund të na sqaroni pak më shumë rreth vizitës suaj?

Qëllimi kryesor për çka kami ardhur këtu është shpjegimi i procesit të negociimit me BE-në, të bisedojmë, por gjithashtu edhe t’i dëgjojmë qytetarët me takimet e ndryshme lokale këtu. Vizita jonë këtu në Gostivar filloi me një takim me kryetarin e komunës, pastaj kishim një takim me Këshillin komunal, gjithashtu kishim një drekë pune me përfaqësuesit e organizatat qytetare, pas pak do t’i bashkangjitemi një grupi qytetarësh të rëndom këtu në Gostivar, ato që ne i quajmë takime komunale, ku unë do ta vendos diskutimin duke iu shpjeguar qytetarëve se si ne si BE i shohim gjërat, si shkon procesi negociues, gjithashtu të dëgjojë diçka më tepër nga ana e qytetarëve në lidhje me përvojat e tyre në lidhje me jetën e tyre të përditshme dhe me çfarë ballafaqohen. Qëllimi i vizitës është që të shpjegojmë më tepër në lidhje me ndihmën që e jep BE-ja. Para kësaj interviste e pamë edhe Shtëpinë e Shëndetit këtu në Gostivar, pajisjet mjekësore, në kuptim e vaksinave që BE-ja i ka dhënë si donacion këtu në Gostivar dhe në të gjithë shtetin që është në përputhje me të gjithë ndihmën që BE-ja e ka dhënë për t’u adresuar pandemia Covid 19 dhe ndihmën në përgjithësi që i ka dhënë BE-ja sektorit shëndetësor në vend për t’i përforëcuar kapacitetet e veta.

Related posts

Reagon ASh-ja: Ministria e Shëndetësisë nuk e mbajti fjalën

D V

Gërkovska – Larson Xhein: Suedia është partner dhe mbështetës i fortë i Maqedonisë së Veriut për në BE

Z.H

Koloski: Punojmë që rezoluta për trashëgiminë maqedono- amerikane të votohet nga Kongresi dhe nënshkruhet nga presidenti

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More