Agjencia Zhurnal.mk.

Geci: Gjithmonë lojtarët kryejnë detyrën e tyre, por sot ndaj Prishtinës e kanë kryer në mënyrë të përkryer

Ndihmës-trajneri i Drenicës, Sami Geci është ndarë tejet i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij, duke marrë tre pikë të vlefshme ndaj Prishtinës.

Geci nder tjera tha se kanë punuar maksimalisht për përballjen me Prishtinë, derisa e ka vlerësuar sërish si kundërshtar të vështirë edhe pse nuk është në momentin e saj.

“Në dy ndeshjet e para ne i jemi qasur lojës me përkushtim derisa e kemi ditur se do të përballemi me një kundërshtar të vështirë si Prishtina, një Prishtinë e cila nuk është në momentin e saj por që prap mbetet një kundërshtar i fortë.

Gjithmonë lojtarët kryejnë detyrën e tyre, por sot ndaj Prishtinës e kanë kryer në mënyrë të përkryer, derisa goli i parë erdhi në mënyrën me të mirë, ndërsa punën na lehtësoj edhe karton i kuq të cilën e morën kundërshtarët e që VAR-i po del të jetë një ndihmë e mirë.

Angazhimi i lojtarëve ishte i madh që ekipi ynë t’i merr tre pikë të vlefshme”, tha Geci.

Related posts

Zaev: Miratuam një vendim që do ta ulë korrupsionin

R Zh

Osmani: Nuk e kemi problem futjen e bullgarëve në Kushtetutë

D V

Tre persona, prej të cilëve dy më rëndë, lëndohen në aksidentin në Prilep

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More