Agjencia Zhurnal.mk.

Gebrejsus: Omikroni është lloj i rrezikshëm i koronavirusit

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore (OBSH), Tedros Adanom Gebrejsus, sot paralajmëroi se lloji omikron, që po përhapet me shpejtësinë siç nuk e ka parë bota deri më tani nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, “ngelet virus i rrezikshëm” edhe pse shkakton simptoma më të lehta.

 

“Edhe pse lloji omikron shkakton simptoma më të lehta se lloji delta (varianti dominues deri më tani), ai mbetet virus i rrezikshëm, veçanërisht për ata që nuk janë të vaksinuar”, tha Gebrejsus për gazetarët në Gjenevë.

Omikroni, që në fund të nëntorit vitin e kaluar për herë të parë ishte identifikuar në pjesën jugore të Afrikës, për një kohë të shkurtër u përhap në mbarë botën, ndërsa një numër i madh i njerëzve janë të infektuar pikërisht me këtë lloj.

“Bartja më e madhe e virusit do të thotë edhe më shumë hospitalizime, më shumë raste të vdekjes, më shumë njerëz të paaftë për punë, duke u përfshirë edhe mësimdhënësit dhe punonjësit shëndetësorë. Gjithashtu, ekziston rrezik nga lloji i ri që mund të jetë më i bartshëm dhe më vdekjeprurës se omikroni”, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i OBSH-së.

Majkëll Rajan, drejtor për Evropën i OBSH-së, në konferencën e njëjtë për shtyp deklaroi se koronavirusi “nuk është sëmundje e lehtë” por sëmundje që mund të parandalohet me vaksina.

Related posts

Ushtria amerikane teston bombën nga e cila nuk kanë shpëtim bunkerët

D V

Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

D V

Deputeti spanjoll bën thirrje që shteti i tij ta njohë Kosovën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More