Agjencia Zhurnal.mk.

Gazmend Bardhi: Tollovia e Berishës dhe “Qifja” që i mbush sallat e “Foltores”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh sot se në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha është një person që ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit, deputetin Orlando Rakipi.

 

“Po tani cfarë na u tha, “ejani atë ditë dhe verifikojini, ndonjë emër na e jep edhe “Qifja” (Aqif Rakipi) ta fusim aty, që të mbushim sallën. Kështu dëgjova dje se ky grupi nismëtar do të bënte certifikimin dhe aty ishte shefi i shtabit të Orlando Rakipit, e ka pasur përballë Flamur Noka. Dhe ky shefi i shtabit do të verifikojë mandatet? Organizator i shtabit organizator të “Foltores” tha ai.

Por a mund të verifikohen firmat ditën e mbajtjes së Kuvendit, sikur tha Berisha? “Statuti nuk parashikon verifikim të firmave nga një komision i ngritur në Kuvend. Është e pamundur fizikisht të verifikon 4-5 apo 6 mijë firma në një orë sa është afati i veprimtarisë.Kjo tollovi është krijuar për shkak të marrëdhënies së Sali Berishës me SHBA-në dhe me këtë nuk kanë të bëjnë hallet dhe problemet e demokratëve. Nuk njoftohen me Facebook delegatët” tha ai.

Ai i sfidoi edhe njëherë. “A duan Kuvend, të sjellin firmat, ne nuk mbledhim organe partish me shpikje për halle personale”. Për Sali Berishën u shpreh se “Jam rritur me fotografinë e tij në shtëpinë time. Vij nga një qytet që është bastion i PD-së. Por kjo është parti e demokratëve. Nuk ka të drejtë askush të tallet për halle personale” deklaroi ai.Por cfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor, datë që Berisha ka programuar mbledhjen e Kuvendit? “Për të bërë miting sikur me gjasa do të bëhet në 11 Dhjetor… Kjo parti ka 650 mijë mbështetës dhe nuk është çudi që secili deputet të mbledhë 4-5 mijë veta në një sallë, aq më tepër kur e ndihmon edhe “Qifja”.Kuvend me “Qifen” dhe njerëz, shefin e shtabit të “Qifes” nuk ka për të pasur. Në 2013 Dash Sulës ja hodhën mandatin dhe deputetit dhe i transferuan votat, ja dhanë “Qifes” tha ai./abcnews

Related posts

Ministria e Arsimit vë në lëvizje rrjetet profesionale për rishikimin e teksteve shkollore, Kushi: Të garantojmë standarde të larta dhe cilësi

D V

Rama publikon videon: Vijon puna për urën e madhe të Drinit të Zi në Kukës

D V

Vrasja e 8-vjeçarit, tension dhe përplasje në Gjykatën e Fierit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More