Agjencia Zhurnal.mk.

Gazetari turk u dëbua nga Shqipëria, kallëzohet shefi i Komisariatit të Rinasit

Avokatët e gazetarit turk, Ahmet Emre Olur, i cili u dëbua nga Shqipëria, kanë kallëzuar penalisht Shefin e komisariatit të policisë Kufitare të Rinasit, Përparim Demën. Akuza është për shpërdorim detyre.

 

Në kallëzim pretendohet se Emre Olur nuk i është lejuar asnjë kontakt me avokatët përpara marrjes në pyetje nga policia dhe përpara nisjes së procedimit penal.

“Shefi i komisariatit në policinë Kufitare Rinas na ka privuar të takojmë klientin që ne përfaqësojmë, dhe ky fakt bije ndesh me ligjin 85/2018 ‘Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë’, por nga ana tjetër ky shef policie në mënyrë kriminale ka privuar të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit, fakt që është një e drejtë themelore e njeriut, e pa respektuar nga punonjësi i policisë Përparim Dema” – thuhet në kallëzim.

“Nga kontaktet që kemi pasur me familjarët e shtetasit Ahmet Emre Olur me numër pasaporte U14867557 me origjinë shtetas Turk, na kanë komunikuar se i rrezikohet jeta nëse do të dëbohej nga vendi ynë drejt vendit të origjinës dhe ky fakt do të ndodh në bazë të bindjeve politike të tij. Dhe njëkohësisht ka shfaqur vullnetin që të kërkoj azil politik në shtetin Shqiptar. Kërkesën për azil e bazojmë në ligjin me Nr. 10/2021 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 2 të tij përcaktohet qartë se ky ligj zbatohet për të gjithë shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, të cilët kanë deklaruar qëllimin për të paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë, për aq kohë sa atyre u lejohet të qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë si kërkues për mbrojtje ndërkombëtare, si dhe për anëtarët e familjes së tyre. Njëkohësisht bazuar në Neni 5 të ligjit me Nr. 10/2021 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë” , e drejta për azil Republika e Shqipërisë garanton të drejtën për azil të shtetasit të huaj ose personit pa shtetësi, i cili ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së vet ose jashtë vendbanimit të zakonshëm të mëparshëm dhe nuk ka mundësi ose dëshirë të kërkojë mbrojtjen e atij vendi për shkak të frikës së bazuar për të qenë i persekutuar për arsye të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjes politike”.

Gazetari turk, që kërkoi azil politik në Shqipëri, është ekstraduar këtë të diel nga Rinasi drejt Turqisë. Autoritetet shqiptare bënë të mundur ekstradimin e tijme pretendimin se i ka kaluar afatin 2-vjeçar për të qëndruar në vendin tonë.

Related posts

Zjarr në Dhërmi, tymi përhapet në të gjithë plazhin

Xh M

5.2 mln euro për agroturizëm/ Ministrja Frida Krifca thirrje për të investuar në fshat

D V

Varianti Delta, rrezikshmëria, kulmi i virusit dhe masat; Flet zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More