Agjencia Zhurnal.mk.

Gazetari gjerman tregon nëse Magath do ta pranojë Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Bernard Challandes.

Në mediat kosovare qarkulloi lajmi se Felix Magath është një nga kandidatët potencial për t`u ulur në stolin e ‘Dardanëve’.

Liga Sport ka kontaktuar me gazetarin e njohur gjerman, Christian Falk dhe ka diskutuar rreth mundësisë së përzgjedhjes së Felix Magath si trajner i ardhshëm i Kombëtares së Kosovës.

“Sipas informacioneve të mija, Felix Magath nuk do ta pranojë Kombëtaren e Kosovës”, ka thënë Falk, raporton LIG Sport.

Kujtojmë që ish-trajneri i Bayernit nuk ka trajnuar ndonjë ekip që nga viti 2017. Por, gjatë bisedës me Christian Falk, ai tha se Magath është i gatshëm të rikthehet në rolin e trajnerit të ndonjë skuadre.

“Herën e fundit që Felix Magath e kisha të ftuar në emisionin tim ‘Bayern Insider’ ai padyshim që shfaqi interesim për t`iu kthyer punës së tij si trajner”, ka thënë Falk.

Megjithatë, Falk na ka siguruar se rikthimi i Magath si trajner nuk do të ndodhë te Kosova.

Related posts

Lista europiane/ Maqedonia e Veriut e 42 nga shkalla e vdekshmërisë, Serbia e para e ndiqet nga Rumania, Bullgaria…

Xh M

Ja ndryshimet midis propozimit francez paraprak dhe atij të ri

Xh M

Reagon Gramoz Vokrri: Komisioni fantom i FFK-së vendosi t’i refuzojë nënshkrimet e deponuara

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More