Agjencia Zhurnal.mk.

Gazeta gjermane FAZ: Disfata dhe dorëheqja e Zaevit është disfatë edhe e Bashkimit Evropian

Shkup, 2 nëntor – Dorëheqja e Zoran Zaevit është lajm i keq për Brukselin, analizon gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Gazeta parashikon që, Nikolla Dimitrov është kandidati për kryeministër teknik i qeverisë së re.

 

“Kyçë për mandatin e Zaevit nuk ishte vetëm ajo që kishte sukses, por shumë më shumë ajo që iu shkurtua. Zaevi kishte sukses të arrijë kompromis me Greqinë dhe të ndryshojë emrin në Maqedonia e Veriut me një manovrim të guximshëm dhe të vlefshëm të politikës së brendshme. Por, guximi i tij nuk u shpërblye, ose të paktën vetëm me një shpërblim ngushëllues për anëtarësim në NATO. Qëllimin e tij kryesor politik, fillimi i negociatave me BE-në, Zaev e lëshoi. Ai nuk ishte faji i tij, përkundrazi. Rasti i Zaevit është shembull shkollor për rajonin. Me siguri kryeministri i Maqedonisë së Veriut në ikje do të jetë kryeministri i fundit në rajon që ishte i gatshëm për të ashtuquajturën perspektivë evropiane për vendin e tij, të ndërmerr rreziqe shumë të mëdha politike”, shkruan gazeta gjermane.

Më tej thuhet se disfata e Zaevit mund të konsiderohet edhe si disfatë e BE-së dhe të politikës së deritanishme të tij të zgjerimit të Ballkanit.

“Disfata e LSDM-së në zgjedhjet lokale, si dhe fakti se BDI e humbi Tetovën, rrumullakësuar me dorëheqjen e Zaevit, lë shumë pak gjasa se qeveria aktuale do të qëndrojë deri në terminin e rregullt për zgjedhje parlamentare në vitin 2024”, shkruan FAZ.

Sipas kësaj analize, ajo mund ta kthejë në pushtet partinë nacionaliste VMRO – DPMNE.

Në tekst theksohet se, disfata lidhe me udhëheqjen e keqe lokale në kombinim me paaftësinë dhe arrogancën, por shtohet se disfata nuk mund të shihet vetëm përmes prizmit të politikës së keqe lokale.

“Ajo është pjesë e një zhvillimi më të gjerë. Nëse BE do t’i plotësonte premtimet drejt Zaevit dhe Maqedonia e Veriut do t’i fillonte negociatat për anëtarësim, atmosfera në vend me siguri do të ishte më ndryshe”, konstaton FAZ.

Në lidhje me zhvillimin e ardhshëm të situatën në vend, FAZ vlerëson se janë të mundura tre skenarë: shumica parlamentare të vazhdojë të qeverisë me kryeministër të ri, të formohet qeveri teknik e cila në periudhë të caktuar do ta udhëhiqte vendin. Për variantin e dytë, gazeta shkruan se kandidat për kryeministër është ish ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov. Varianti i tretë janë zgjedhjet e parakohshme.

Related posts

Xhaferi: Jam i tmerruar nga lajmi i trishtueshëm për djegien e spitalit modular në Tetovë

Redaksia

Hoxha: Kritikat ndaj ligjit për shitjen e tokës bujqësore janë politike

R Zh

Lazim Destani: Shqiponjat fluturojnë lartë, por, nuk e harrojnë folenë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More