Agjencia Zhurnal.mk.

Gatishmëri mesatare tatimore, duhet të përmirësohet kapaciteti i administratës tatimore

Shkup, 21 tetor – Në fushën e tatimit, shteti është mesatarisht i përgatitur, vlerëson Komisioni Evropian (KE) në Raportin e fundit për avancim në eurointegrime. Është arritur, qëndron në Raport, avancim i caktuar në uljen e barrës administrative për tatimpaguesit dhe përmes ndërtimit të shërbimeve për e-tatime.

 

Pasi nuk janë zbatuar të gjitha rekomandimet nga Raporti për vitin 2020, vitin e ardhshëm, thekson KE-ja, vendi veçanërisht duhet në mënyrë shtesë ta përmirësojë kapacitetin e administratës tatimore me zbatim efikas të Strategjisë për reformë të sistemit tatimor për vitin 2021-2025 që është miratuar në dhjetor të vitit të kaluar.

Rekomandohet të zhvillohet sistem i ri i integruar TI tatimor të Drejtorisë për të ardhura publike për përmirësimin e menaxhimit me rreziqet për harmonizim dhe zgjerim shtesë të e-shërbimeve për tatimpaguesit. Gjithashtu të fillojë për përgatitje mekanizmi për zbatimin efektiv të shkëmbimit automatik të informacionit tatimor me vendet anëtare të BE-së në harmonizim me Standardin global të OECD.

Në raport, ndër të tjera, theksohet se me ndryshimet e Ligjit për Tatimin e vlerës së shtuar (TVSH) vendoset shkallë preferenciale tatimore prej 5 për qind për zanatet dhe një normë preferenciale të taksës prej 10 për qind për restorantet dhe shërbimet e hotelierisë (pa përfshirë pijet alkoolike) . Dispozitat e paraqitura të përjashtimit nga taksat për donacionet në lidhje me Kovid-19 do të qëndrojnë në fuqi deri në fund të vitit.

Theksohet edhe se ka vonesë në procesin e rimbursimit të TVSH-së, pasi vetëm 38 për qind e kërkesave kthehen brenda afatit ligjor, por tashmë vonesat e gjata janë më të rralla.

“Lidhur me kapacitetin operativ, kompjuterizimit dhe ekonomisë joformale, Drejtoria për të ardhura publike ka ende nevojë për të përmirësuar proceset e biznesit, për të zbatuar një sistem të ri të integruar të taksave të TI -së, për të zhvilluar menaxhimin e rrezikut të pajtueshmërisë si një funksion kryesor dhe për t’i zgjeruar në mënyrë shtesë e-shërbimet”, qëndron në Raport.

Në të theksohet edhe se për bashkëpunim administrativ dhe ndihmë reciproke, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar 50 marrëveshje të taksimit të dyfishtë, përfshirë me të gjitha shtetet anëtare të BE-së përveç Portugalisë, Greqisë, Qipros dhe Maltës. Vendi nuk është angazhuar ende në standardin e OECD -së për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarisë financiare, kështu që nuk është caktuar date për fillimin e kësaj.

Related posts

Letërnjoftimet do të jepen edhe gjatë fundjavës në Maqedoni

D V

Bisedimet në Parlament për Rregulloren e Punës brenda procesit “Jean Monnet”

N E

Vendi ynë është në listën e vendeve me shkallë të lartë të diabetit, kërkohet monitorim i vazhdueshëm i glicemisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More