Agjencia Zhurnal.mk.

Gati për fëmijën e tretë? Flet Zaimina Vasjari

Zaimina Vasjari ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme në “Zemër Luana”, me autore dhe moderatore Luana Vjollcën, në Tv Klan.

Ajo njihet tashmë për natyrën e saj tepër sportive dhe energjike dhe kështu reagoi edhe ndaj situatave që u gjend në program.

Dihet tashmë që në emisionin “Zemër Luana” është dhe aktori Eglein Laknori, i cili shfaqet shpeshherë në program, nën petkun e personazheve të ndryshëm. Këtë herë erdhi si profesor “Mustafai”, ku i drejtonte pyetje të ndryshme të ftuarve.

Ai iu drejtua Zaiminës duke e pyetur se cilit person nuk i lagen flokët në dush. Me shumë sportivitet, këngëtarja tha “qerosët ose burri im”.

“Profesori” vijoi duke e pyetur: “Meqënëse jemi tek burri jot, kur e keni në plan fëmijën tjetër?” Zaimina nuk hezitoi të përgjigjej, madje ajo tha që se avash-avash do nisin punën.

Related posts

Bufi ironizon pas reduktimeve: Motelet kanë me qenë full sivjet, tu shku njerëzia me i mbushë telefonat

Lea Muslija

Drake dhe Ed Sheeran së shpejti koncert në Shqipëri?

Xh M

Amber Heard nuk pagoi asnjëherë donacion të plotë për organizatën ACLU dhe Elon Musk e ndihmoi atë me afro 500 mijë euro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More