Agjencia Zhurnal.mk.

Gati lista me 40 dëshmitarët e parë të ZPS-së në rastin “Thaçi e të tjerët”

Deri më 18 nëntor, nëse nuk ka ndonjë vështirësi, prokuroria do të dorëzojë listën me 40 dëshmitarët e parë që do të thirren gjatë gjykimit.

 

Kështu deklaroi Zyra për Media e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, palët, prokuroria dhe mbrjtja,  i janë përgjigjur me shkrim urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili u kishte kërkuar atyre që të dorëzonin parashtrime me shkrim, në kuadër të përgatitjes për konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes.

“Prokuroria dhe ekipet e mbrojtjes deklaruan se nuk parashikojnë të hasin ndonjë vështirësi për kalimin e çështjes te trupi gjykues, deri  rreth këtij fundviti, në pritje të përfundimit të disa hapave proceduralë”, sqarojnë Dhomat e Specializuara.

Përndryshe, konferenca për ecurinë e çështjes, ku do të diskutohen këto dhe aspekte të tjera, do të mbahet sot  në orën 13:30, raporton RTKlive.

Hashim  Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi,  u arrestuan në nëntor 2020, në bazë të një aktakuze që ishte konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Related posts

Kundër Ballkanit të Hapur, Kurti do ta refuzojë ftesën për takimin e Ohrit

Xh M

Nagavci ka një kërkesë për mësimdhënësit: Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimorë të vaksinuar

D V

Osmani: Portugalia zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave për Kosovën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More