Agjencia Zhurnal.mk.

Gati 47 gradë celsius, Kanadaja dhe SHBA përvëlohen në temperatura rekord

Një valë e pazakontë të nxehti është përplasur dhe mbi Kanadanë, e cila regjistroi temperaturën më të lartë në të gjithë historinë e saj, duke thyer një rekord 84-vjeçar.

Në qytezën Liton të provincës së Kolumbias Britanike, termometri shënoi të dielën 46.6 gradë Celsius. Temperaturat u rritën në nivele mbi mesataren e sezonit në mbarë Kanadanë Perëndimore, duke detyruar autoritetet të ndalojnë ndezjen e zjarreve jashtë, nga frika se ato mund të përhapen, të ushqyera prej kushteve të thata e të nxehta të motit.

Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar në dy qytete: Jellou Gras dhe Midejll korrikun e vitit 1937, kur zhiva e termometrit tregoi 45 gradë Celsius. Me temperatura të larta po përballen edhe pjesë të SHBA-së, sidomos Uashingtoni dhe Oregoni. Një të nxehtë të madh mund të përjetojnë gjatë ditës edhe Siatëlli e Portlandi. Temperaturat atje tashmë kanë kaluar 40 gradë Celsius. Autoritetet si në perëndim të Shteteve të Bashkuara, ashtu dhe në Kanada po i paralajmërojnë banorët të marrin masa, pasi kjo valë historike të nxehti siç e quajtën ata, pritet të vazhdojë gjatë gjithë javës.

Related posts

SHBA po heton përfshirjen e Beogradit në sulmin terrorist! The Guardian: Serbia mund të ndëshkohet

Xh M

Gati 1.000 persona vdesin nga ethet tropikale në Bangladesh

Xh M

Dramë në Bratislavë, burri shtiu me armë nga dritarja e ndërtesës – raportohet për të vrarë dhe plagosur

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!