Agjencia Zhurnal.mk.

Gasperini: Ndeshja ndaj Unitedit është e rëndësishme, por jo vendimtare

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka thënë se ndeshja ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve nuk është vendimtare dhe ka shpjeguar se cili është dallimi ndërmjet Djajve të Kuq, Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

 

Të martën mbrëma, skuadra italiane është nikoqire e ekipit anglez në Gewiss Stadium në ndeshjen e vlefshme për Grupin F.

Pas tri sfidave të zhvilluara, Unitedi është lider me gjashtë pikë, derisa Atalanta ka dy pikë më pak, aq sa ka edhe Villarreali.

“Për neve, është një ndeshje e rëndësishme, por vetëm nëse fitojmë. E dimë se kemi nevojë për gjashtë pikë nga tri takimet e radhës, prandaj është një sfidë e rëndësishme, por jo vendimtare”, ka thënë Gasperini në një konferencë për shtyp.

Skuadra e tij në të kaluarën ka luajtur edhe kundër Liverpoolit dhe Cityt, ndërsa trajneri konsideron se ato kanë qenë skuadra shumë më të organizuara dhe në formën e tyre më të mirë, derisa Unitedi aktualisht është në ndërtim e sipër.

Related posts

E fundit: Ronaldo kërkon urgjentisht të largohet nga Juventusi

Redaksia

Ish-e dashura i dërgon një mesazh shumë të sikletshëm për fituesin e medaljes olimpike në intervistën televizive

D V

Bëhet virale festa e Mourinhos pas fitores së Romës ndaj Sassuolos

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More