Agjencia Zhurnal.mk.

Gashi uron Kovaçevskin dhe Mickoskin për përzgjedhjen e tyre si lider të partive të tyre amë

Shkup, 13 dhjetor – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, përmes rrjetit social FB ka uruar Dimitar Kovaçevskin për përzgjedhjen e tij si kryetar i ri i LSDM-së, si dhe Hristijan Mickoskin për rizgjedhjen e tij si kryetar i VMRO-DPMNE-së, informon Zhurnal.

 

Gashi shpreson se përzgjedhja e Kovaçevskit është lajm i mirë për të gjithë socialdemokratët dhe për gjithë shtetin tonë, ndërsa uron që bashkëpunimi mes dy partive të vazhdojë të jetë i frytshëm derisa janë në koalicion të përbashkët në Qeveri.

I nderuari z. Kovaçevski, urime për zgjedhjen në detyrën e re të kryetarit të LSDM-së.

Shpresoj që kjo zgjedhje është lajm i mirë jo vetëm për socialdemokratët e vendit tonë, por edhe për shtetin tonë në përgjithësi.

Dua t’ju përgëzoj edhe që këto zgjedhje u zhvilluan me standarde të larta demokratike, që janë një vlerë e shtuar e demokracisë sonë.

Me këtë rast uroj që edhe bashkëpunimi ynë të jetë i frytshëm dhe në dobi të qytetarëve tanë.
Urime e suksese!”
, ka uruar Gashi.

Ai ka uruar edhe Hrisitjan Mickoskin për rizgjedhjen e tij si i pari i VMRO-së.

Gashi shkruan se rizgjedhja e tij si kryetar i partisë tregon për mirënjohjen që ka anëtarësia dhe organet partiake të partisë për suksesin e arritur deri tani.

I nderuari z. Mickovski, urime për rizgjedhjen tuaj në kreun e VMRO-DPMNE-së!

Kjo rizgjedhje flet për mirënjohjen që ka anëtarësia dhe organet partiake të partisë suaj për suksesin e arritur deri më tani.

Duke vlerësuar frymën e re të partisë suaj, unë ju përgëzoj për këtë dhe mbetem me shpresë se do të kemi mundësi të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve tanë dhe shtetit tonë.

Urime e suksese!“, ka uruar AFrim Gashi në FB profilin e tij.//Zhurnal.mk

Related posts

Mbi 200 persona në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër janë në izolim

D V

Filloi rregullimi i bregut të lumit Shkumbin me mjete nga programi TAV

N E

Zaev doli nga Qeveria, fotografia e tij mbeti brenda: Vendoset në mur portreti i ish kryeministrit (Foto)

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More