Agjencia Zhurnal.mk.

Gashi i LDK-së: Kemi fituar disa komuna pa balotazh

Udhëheqësi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Arben Gashi në konferencën për media ka thënë se si subjekt kanë arritur rezultate impresive.

Gashi tha se 4 deri në 6 komuna i kanë fituar pa balotazh, ndërsa në balotazh janë Prishtina dhe Podujeva.

“Rezultatet e matjeve dhe rezultatet e votimit të sotëm janë në kutitë e votimit. Aty do të dalin rezultatet preleminare. Ndër rezultatet e mediave janë të respektueshme dhe të rëndësishme. Hapja e kutive ka filluar dhe ato pak që janë hapë kemi rezultat të kënaqshëm”, ka thënë ai.

Related posts

Peci premton mbrojtje të tokave bujqësore

Xh M

Osmani në takim lamtumirës me shefin e EULEX-it, e dekoron me medaljen presidenciale

D V

Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në garën në Turqi

D V