Agjencia Zhurnal.mk.

Gashi: Alternativa nuk kushtëzon dhe shantazhon! Heqja e 20% nuk e avancon statusin e gjuhës shqipe

Shkup, 7 nëntor – Kreu i Alternativës, Afrim Gashi para takimit të liderëve në Kuvend tha se si parti japin mbështetje të plotë për ndryshimet kushtetuese, respektivisht për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, me qëllim hapjen zyrtare të kapitujve për aderim të vendit në BE.

 

“Jam këtu për të dhënë mbështetje të fuqishme të procesit euro-integrues të vendit, Alternativa qëndron fuqimisht në këtë proces dhe do të bëjmë çmos pa asnjë kushtëzim, pa asnjë shantazh që ta ndihmojmë këtë proces sa më shpejtë”, tha mes tjerash Gashi.

Sa i përket heqjes së termit 20% që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, Gashi tha se me këtë nuk duket të kushtëzohet procesi integrues i vendit.

“Termi 20% nuk është kategori politike, por është kategori statistikore. Është terminologji e tejkaluar prej vitit 2001 dhe sa më shpejt të tejkalohet dhe rregullohet kjo çështje, është në të mirën e të gjithë qytetarëve, por nuk duam që kjo të kuptohet si një mënyrë e shantazhit. Përndryshe, heqja e 20% nuk e avancon realisht statusin e gjuhës shqipe, ne do të donim që të avancojë ajo, por jo tash duke e kushtëzuar procesin integrues”, pohoi Gashi.

Related posts

Gençovska: Në kontestin me Maqedoninë e Veriut, Bullgaria arriti t’i ruaj interesat kombëtare

Xh M

Ziadin Sela: Lutemi për ty Tetovë

Redaksia

Sali: Ka mjaft vaksina, mungon interesimi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More