Agjencia Zhurnal.mk.

Garana “Fight Night” tani më realitet, Zeqiri lufton për 2 tituj UBO e UBF

Udhëtime, takime, biseda, premtime, planifikime, strategji e në fund përfundon me Kontrata – janë pjesë e një rrugëtimi serioz dhe special kur dëshiron te arrish në një projekt të shëndosh dhe shumë profesional.

“Se bëhet fjalë për një projekt madhor,  dëshmohet edhe me angazhimin e ndriçimit special i fundit i këtij lloji për spektakle të tilla, ringu dhe mbështetja mediale nga televizioni shtetëror i Maqedonisë së Veriut dhe mbështetje institucionale nga kryetari i Komunës, Fatmir Dehari  si dhe mbështetja e parezervë që kemi marrë nga fshati Garanë si dhe diaspora e këtij fshati në Amerike, Zvicër, Gjermani e gjithandej me të vetmin qëllim që boksieri ynë Mersim Zeqiri  të paraqitet në mënyrën më të mirë ne ring duke luftuar për dy tituj  internacional UBO dhe UBF me te cilet poashtu kemi lidhur kontratën.

Kur jemi tek Zeqiri, si menaxher dhe promotor i tij por edhe i eventit,  jam shumë i gëzuar që pas 1 viti po e fus këtë djalosh me koke lart të luftoj për 2 tituj internacional të njohur nga boxrec, sepse ky djalosh ka luftuar maksimalisht për këtë ditë duke arritur madje 5 fitore me radhë në boksin profesionist dhe gjithë ky rrugëtim ishte  vetëm për 7 muaj dhe kjo më ka motivuar që të bej diçka të madhe për fshatin, qytetin si dhe bokserin.

Si promotor i eventit ne bashkëpunim me fshatin dhe gjithë dashamirët që kanë shpreh dëshirë për të na ndihmuar që i falënderoi publikisht kemi planifikuar të zhvillojmë vetëm 5 ndeshje në boksin profesionist por të gjitha të jenë të fuqishme si i ka hije një spektakël të tillë duke i paraqit kështu publikut luftë titanë në ring dhe ngritje të adrenalinës ne maksimum ndërkohë që pas secilës luftë do kemi edhe program të pasur muzikor, me te vetmin qëllim që të kemi një mbrëmje të paharruar.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar  bokserët: Denis Dauti (25.5.0), Victor Cakiqi  (8.0.0), Aleksander Kallashi  (9.3.0) dhe John Gjini  i cili na ka respektuar duke udhëtuar nga Amerika”, njofton Avdyl Salihu – Promoter.

Related posts

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

Xh M

“Ai është i jashtëzakonshëm” – Guardiola tregon lojtarin e Man United të cilin do të donte ta kishte në ekip

Xh M

Largime masive nga Real Madrid, mbretërorët në kërkim të fondeve për Mbappe

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy