Shkup, 1 mars – 1 Marsi në Çair filloi me krijimin e vendparkimeve të reja për vetura, si dhe shtigje të reja për këmbësorë.
Në rrugën Ismail Qemali sot ekipet e komunës kanë mbaruar punimet për një vendparkim të ri për vetura, kjo më se e nevojshme për banorët e kësaj zone.
Kryetari i komunës së Çairit njofton se ditëve të fundit në Çair parkingje të tilla janë krijuar në tre hapësira ndërsa kjo nuk do të jetë e fundit./Zhurnal.mk