Shkup, 14 dhjetor – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot ishte nikoqir i Këshillit organizativ të Festivalit Folk Fest në krye me drejtorin e Festivalit Vebi Amza, si dhe anëtarët e Këshillit organizativ Metush Axhami, Alena Amza dhe Blerina Halimi.
Të gjitha palët vendosën që ky festival i cili po mbahet për të katërtën herë me radhë, të mbahet nga data 23 deri më 27 korrik të vitit të ardhshëm 2022.
E gjithashtu u prezantua edhe informacioni rreth shteteve që pritet të marrin pjesë në këtë festival siç janë Shqipëria, Kosova, Meksika, Ukraina, India, Azerbajxhani, Polonia, Bullgaria, Turqia, Rumania e kështu me radhë.
Kryetari Ganiu shprehet se gjithmonë do të përkrahë promovimin e vlerave kulturore dhe artistike.//Zhurnal.mk