Agjencia Zhurnal.mk.

Ganiu, Mexhiti dhe Muminoviq për vizitë në Sarajevë

Shkup, 5 korrik – Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, si dhe deputeti Izet Mexhiti, njëherit ish kryetar i kësaj komune, së bashku me Rafet Muminoviqin ish deputet në RMV, po qëndrojnë në Sarajevë ndërsa atje u pritën nga ambasadori Ekrem Ebibi, informon Zhurnal.

 

Gjatë takimit është diskutuar për shumë çështje që kanë të bëjnë me raportet mes dy vendeve por edhe mundësinë për bashkëpunim mes Çairit dhe disa komunave në Bosnje.

“Bashkë me ambasadorin konstatuam se thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është në dobi të të dyja palëve dhe se duhet bërë përpjekje të shumta që t’i sjellim popujt e të dy vendeve sa më afër njëri tjetrit, duke marrë parasysh faktin që në Komunën e Çairit jeton një numër mjaft i madh i popullatës boshnjake”, shprehet Ganiu.

Bashkë me deputetin e BDI-së Izet Mexhitin dhe anëtarin e Kryesisë qendrore të BDI-së, sikurse edhe ish kryetarin i…

Posted by Visar Ganiu on Monday, July 5, 2021

.

Related posts

MASH: Reforma fillon më 1 shtator me materiale të reja mësimore dhe libra shkollorë digjital

Z H

Analizë/ Statistika kuvendore: Deputetët maqedonas flasin, ata shqiptarë më shumë dëgjojnë

N E

Pendarovski: Bashkësia ndërkombëtare shumë e befasuar nga dorëheqja e paralajmëruar e Zaevit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More