Shkup, 6 dhjetor – Shoqata e invalidëve të punës – Çair, sot i ndau mirënjohje në shenjë faleminderimi kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, për mbështetjen që vazhdimisht ai dhe komuna e kanë dhënë për këtë shoqatë, informon Zhurnal.
Me këtë rast, Ganiu ka biseduar edhe me anëtarët e kësaj shoqate lidhur me nevojat e tyre shoqërore dhe thellimin më të madh të bashkëpunimit mes dy institucioneve.